Ja kur e humbën virgjërinë disa prej yjeve të skenës

Për të gjithë kuriozët, se në ç’moshë e kanë bërë për herë të parë, rrëfehen Angelina Jolie, Kim Kardashian, Jessica Simpson, Adriana Lima, Johnny Depp, Brooke Shields dhe të tjerë të famshëm. Shumë yje të televizionit kanë folur disa nga historitë më të ëmbla dhe të çuditshme të emrave të famshëm të Hollywoodit.
Ja disa prej tyre:
Angelina Jolie: 13 vjeç. “Ndjenjat atëherë nuk më ishin shumë të rëndësishme”, tha aktorja dhe shtoi se pas seksit të parë e mori thikën dhe ia preu lëkurën e partnerit të saj “që t’i dukej më e afërt”.
Kim Kardashian: 14 vjeç, virgjërinë e ka humbur qysh në moshën 14-vjeçare me një njeri që nuk i dihet emri, por ajo e ka pranuar këtë gjë në show tek Oprah Winfrey.
Khloe Kardashian: 14 vjeç. Pasi e humbi virgjërinë e saj me një mashkull më të madh në moshë, Khloe thotë se ndjeu “neveri”. “Duhet të kisha dëgjuar prindërit”. “Nuk duhet të lejoni t’ju detyrojnë, nuk ia vlen, pasi ndihesh keq më pas”.
Celine Dion: 20 vjeç. Ajo është femra e vetëm një mashkulli dhe ai është burri i saj, Rene Angelil. Hera e parë e saj ka qenë natën finale të Eurovizionit, më 30 prill 1998 në Dublin.
Britney Spears: 14 vjeç. Shumë njerëz mendojnë se ajo e humbi virgjërinë me Justin Timberlake, por nëna e yllit, Lynn Spears tha se, vajza e saj e bëri për herë të parë me një futbollist, kur ishte në shkollë të mesme.
Paris Hilton: 15 vjeç. Pasanikja Paris Hilton, për herë të parë kishte kryer marrëdhënie me Randy Spelling-un, vëllanë e yllit të serisë së njohur “Beverly Hills“ Tori Spelling.
Adriana Lima: 27 vjeç. Mund të jetë fantazia e shumë meshkujve, por modelja e “Victoria’s Secret” priti deri në martesë!






No comments