loading...

LAJMI I FUNDIT/ Morata i thotë ‘PO’ gjigantëve italianë, pagë ‘faraonike’



Alvaro Morata është objektivi kryesor i Milanit që pritet të bëjë çmendurinë për ta transferuar sulmuesin spanjoll në “San Siro”.


 Sipas burimeve të “Calciomercato.com”, drejtues të rinj të Milanit i kanë ofruar Alvaro Moratës një kontratë 5-vjeçare nga e cila spanjolli do të përfitojë 8 milionë Euro në sezon plus bonuset, shkruan “Football-Italia”

Milani pritet të derdhë në arkat e “Los Blancos” plot 50 milionë euro, ndërsa negociatat do të nisin javën e ardhshme. Sipas raportimeve të fundit Morata i ka thënë “PO” klubit kuqezi, ndërsa tashmë i vetmi ngërç është marrëveshja me Realin e Madridit.

 Kjo pagë do ta vendosë Moratën para Gonzalo Higuain dhe Paulo Dybala të cilët me Juventusin përfitojnë 7.5 milionë euro në sezon. Kujtojmë që përveç Milanit, Morata po kërkohet edhe nga dy gjigantët e Premierligës: Chelsea dhe Manchester United.


No comments

Powered by Blogger.