Konfirmohet: Sot, Interi transferon këtë sulmues
Presidenti i Pescaras, Daniele Sebastiani ka konfirmuar se ditën e sotme Mamadou Coulibaly do transferohet tek Interi.
Javën e kaluar është raportuar se “Nerazzurët” janë pranë nënshkrimit të 18-vjeçarit, i cili këtë sezon bëri debutimin e tij në Serie A.
"Nerazzurrët janë gjithmonë në krye. Transferta duhet të përfundojë sot.”, u shpreh Sebastiani për “Tuttomercatoweb”.
Kujtojmë që Mamadou Coulibaly një vit më parë mori një udhëtim të rrezikshëm pasi u largua si refugjat nga Senegali me destinacion final Europën.
Pritet që Coulibaly të huazohet me një detyrim për blerje me vlerë prej 4 milionë eurosh brenda 12 muajve.


No comments