loading...

Vjen për testet mjekësore, Milani transferon këtë sulmues

Milani nuk njeh limite në merkato.
Drejtues kinezë kanë arritur një marrëveshje me Sunderlandin për të transferuar sulmuesin anësor, Fabio Borini i cili nesër mbërrin në Milano për të kryer testet mjekësore, shkruan ‘Football-Italia”.
“MilanNews”, “Calciomercato.com” dhe “Gazzetta dello Sport” po raportojnë se “Rossonerët” kanë arritur marrëveshjen për 26-vjeçarin i cili do kushutojë 6 milionë Euro.
Sulmuesi italian gjatë karrierës së tij ka luajtur me klube të njohura si Roma, Chelsea dhe Liverpooli me të cilat ka shënuar plot 36 gola në 166 ndeshje.

No comments

Powered by Blogger.