loading...

FOTO/ Arrihet ‘goditja’ e 6-të në merkato, Milani kryen këtë transfertë

Milani nuk njeh limite në merkato pasi drejtues të rinj kinezë janë të gatshëm për të ndryshuar fytyrën duke kthyer një skuadër konkurrente jo vetëm në Itali por edhe në Europë.

Sipas “Sky Sport Italia” drejtues të Milanit brenda 48 orëve do të nënshkruajnë me mesfushorin e Bajer Leverkusenit, Hakan Calhanoglu.
Dy klubet kanë arritur marrëveshjen ndërsa kartoni i lojtarit është vlerësuar 21 milionë euro, ndërsa bisedimet janë në fazën finale.
Ajo që po diskutohet tashmë është performanca e lojtarit dhe shpërblimet financiare.
Ditën e hënë Calhanoglu pritet të mbërrijë në Milano për të kryer testet mjekësore.
Kujtojmë që deri në këto momente Milani ka zyrtarizuar transfertën e Mateo Musacchio, Franck Kessie, Andre Silva, Ricardo Rodriguez dhe Fabio Borini.

No comments

Powered by Blogger.