FOTO/ Nis fluturimin drejt Milanos, blerja e re gati testet mjekësore
Milani nuk po nalet në merkato. Drejtuesit kinezë janë të gatshëm për të ndryshuar fytyrën duke kthyer një skuadër konkurrente jo vetëm në Itali por edhe në Europë.
Sipas raportimeve të fundit, Milan ka arritur një marrëveshje me Bajer Leverkusenin për të transferuar mesfushorin Hakan Calhanoglu, shkruan “Football-Italia”.
Calhanoglu do t’i kushtojë Milanit 20 milionë euro plus 4 milionë euro burnuse në bazë të performancës së lojtarit.
Ditën e nesërme 23-vjeçari mbërrin në Milano për testet mjekësore, ndërsa zyrtarizimi do të kryhet ditën e hënë.
Kujtojmë që deri në këto momente Milani ka zyrtarizuar transfertën e Mateo Musacchio, Franck Kessie, Andre Silva, Ricardo Rodriguez dhe Fabio Borini.


No comments