Gattuso me vendimin e fundit zhgënjen tifozët e Milanit
Trajneri i ri i Milanit, Gennaro Gattuso raportohet se ka anuluar interesimin për transferimin e sulmuesit të Barcelonës, Gerard Deulofeu.
Sulmuesi spanjoll shkëlqeu me paraqitjet e tij te skuadra nga “San Siro” para rikthimit në Camp Nou por me largimin e Montellas pothuajse janë zeruar shanset për një rikthim në Itali.
Gattuso nuk e pëlqen një futbollist me karakteristika si Deulofeu andaj do të fokusohet tek objektiva të tjera për përforcime në Milan.

No comments