VIDEO/ Vrapoi 40 metra me këmbë të thyer, Guardiola: Është budalla...
Manchester City e shënoi në minutën e 6-të shtesë golin e fitores në
ndeshjen e së mërkurës me Southamptonin, që u mbyll 2-1.
Sterling ishte ai që shënoi golin e fitores dhe të gjithë vrapuan pas tij
për të festuar, mes tyre edhe Benjamin Mendy, i cili ka operuar këmbën dhe qëndronte
në stol.
Vrapimi i tij ka marrë vëmendjen e të gjithëve në Angli, ndërsa trajneri
Guardiola, kur është pyetur për këtë episod pas ndeshjes, e ka quajtur
mbrojtësin Mendy budalla.

No comments